Plas loja me Honoris Causa, presidenti pa “emër” lëshon batutën!

Këto ditë krize morale,  një president i një klubi të Superligës,  i cili e “humbet” emrin sapo flet për temën e ndaluar të gradimit me titullin Honoris Causa, ka thënë diçka për t’u gdhendur ne muret e futbollit.   Batuta e tij meriton një kohë tjetër, kohë  me stadiume plot me njerëz të vërtetë e jo figurina : “ Ne presidentët e klubeve nuk bëhemi dot “Honoris Causa” sepse harxhojmë paratë tona…” Një batutë që vlen si një tampon për të mësuar nëse je pozitiv apo negativ, një batutë që na bën të kujtojmë se si nisi loja me “Honoris” në lëmin  e futbollit…

E mbani mend se  si u hap porta stërmadhe e futbollit  për  titullin .. Honoris Causa! Edhe pse shqiptarët e shpikën si gradim për marifetet “shkencore”  që sajonim   për të  pasuruar  lojën ,  prapëseprapë, i pari që preku  në altarin e Honorisit ishte trajneri i Kombëtares, De Biazi. Edhe pse  të gjithë e dinin të vërtetën e hidhur dhe të ëmbël te kualifikimit , i pamoralshem, por  krenar për llojin tonë , tamam si në kor  shumica  pyesnin me habi: kush duhet të shpallej  Honoris Causa dhe cili u bë! De Biazi iku nga Shqipëria, duke qënë i vetmi Honoris, por edhe kjo “ndeshje” nuk kishte mbaruar.. kurrsesi s’mund ta fitonte trajneri para padronit…

U gjet ..tamam pranë zyrave të FSHF-së  një Universitet privat  për ta graduar shefin, edhe pse në një kohë të gabuar. Sa për t’i treguar popullit të futbollit  dhe   De Biazit vetë , se këtë herë trajneri s’do ta fitonte ndeshjen e lavdisë me të zotin. Dhe  shefat nuk luajnë për barazim kur ndeshja s’është për skedinë, por për histori , për dinjitet pushteti..

Ndaj nuk vonoi shumë, erdhi dita e fatlumit, ajo që me gjuhën tonë quhet “goli i artë”, kur presidenti Duka fill pas veprës së  bojkotit u shpall “ doktor, profesor Honoris Causa”.  Një Honoris krejt ndryshe nga ai i De Biazit. Nga profesorët tanë të Sportit   u konsiderua vepër shkencore, që ta ndalosh futbollin dy muaj  në emër të një greve pa busull dhe ta fillosh kampionatin me pamjen e personazhit të fabulës..i dhjerë por krenar!!

Sfidanti.al