Kilian Mbape, sërish “fytyrë” bamirësie në Francë!

Shoqata “Teleton” (Telethon) trokiti në derën e sulmuesit të Paris SG këto ditë për një bashkëpunim. Flitet për një shoqatë që mbledh fonde për bamirësi, saktësisht për të luftuar sëmundjet e rralla gjenetike, të cilat nuk kanë shumë vëmendje nga industria farmaceutike dhe studimet shkencore mjekësore. Organizatorët i kërkuan Mbapesë që të bënte reklamën e tij për shoqatën, të ishte një imazh i saj, për të ndihmuar mbledhjen e më shumë fondeve. Sulmuesi 21-vjeçar pranoi “me vrap”, i dhuroi bashkëbiseduesit 2 bileta në lozhën e tij në stadiumin “Park dë Prens” dhe një takim pas ndeshjes. Përveç Mbapesë, kanë ndihmuar edhe të tjerë.

Sfidanti.al