Romain Grosjean është mirë! Pasi i siguroi të gjithë me anë të një videomesazhi në Instagram, piloti francez i Formula 1 që shpëtoi për mrekulli nga një aksident i frikshëm në garën e Bahreinit, kaloi natën e së dielës i qetë dhe trajtimi në duart e djegura po ecën mirë, gjë që u theksua edhe në buletinin mjekësor.
Paraditen e kësaj të hëne pilotin e vizitoi edhe Drejtori i Team Haas, Gunther Steiner, ndërkohë që mësohet se Grosjean nëse nuk do të ketë komplikacione, ditën e martë do të dalë nga spitali. Sido që të jetë, Romain Grosjean nuk do të marrë pjesë në garën e radhës që do të zhvillohet fundjavën e ardhshme dhe do të zëvendësohet nga Pietro Fittipaldin, me pilotin brazilian që do të bëjë debutimin e tij në Botërorin e Formula 1.
Sfidanti.al