Chelsea, Oliver Giroud ngre zërin

Oliver Giroud ka një 2021 vendimtar përpara për aspiratat e tij si futbollist. Sulmuesi i Chelseat nuk është aktivizuar shumë këtë sezon duke luajtur vetëm, 36 minuta në Premier League pasi duket se e ka humbur besimin e trajnerit Frank Lampard. Javën e kaluar Deschamps e paralajmëroi Giroudn se nëse nuk ndryshonte skuadrës, do të rrezikojë pjesëmarrjen në Evropianin e futbollit, dicka që Giroud e pohoi në një intervistë për Telefoot.

‘Situata ime është shqetësuese-tha Giroud-mendova se  do të kisha ende një rol të rëndësishëm te Chelsea, por koha e aktivizimit tim është reduktuar ndjeshëm. Duhet të ndryshoj këtë gjendje ose do të marr  një vendim në muajin janar. Jam i shqetësuar për veten time. Do të më duhet të marr një vendim në janar. Shpresoj që të jetë vendim i mirë, sic ka qenë gjithnjë’.

Sfidanti.al