Standard Liege, portieri Bodart, bomberi i javës; shpëton pathyeshmërinë në shtëpi me gol në extremis

Kur gjërat vështirësohen, edhe portierët mund të transformohen në bomberat e ditës. Është ky rasti i kampionatit belg ku ndodhi dicka e pabesueshme me protagonist portierin Bodart të Standard Liege. Ky i fundit shënoi në ekstremis golin që barazoi rezultatin në 2-2  të sfidës me Eupen

Sigurisht nuk është një episod që nuk është parë në futboll, por bëhet fjalë për një gol që vlen dyfish pasi shënohet nga një ‘profan’. Në minutën e 96, Bodart me një  gjuajtje tap-in barazoi rezultatin 2-2 ndaj skuadrës Eupen që zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer duke bërë  skuadra e tij Standard Liege të ruajë pathyeshmërinë në fushën e tij. Duke përjashtuar, kupat kombëtare, ndeshjet miqësore dhe Europa League, në kampionat, Standard Liege nuk humbet që nga 4 nëntori I vitit 2018 kur pësoi humbjen e fundit në shtëpi 0-2 nga Antëerp. Është një rekord prestigjioz me vlerë shumë të madhe që parashikon bashkëpunimin e të gjithëve, duke përfshirë edhe portierët.

Sfidanti.al