Pas skene dihet që ka zhvillime nga të më pabesueshmet. Klubet dhe agjentët e lojtarëve nuk bëjnë gjithçka publike, përkundrazi dhe rregullat janë si ato rrjetat e peshkimit ku mbeten jo “peshqit e mëdhenj”, por “të vegjlit”. Një histori e tillë u luajt prapa perdeve për Ansu Fatiun. Talenti i Barcelonës u kërkua nga Mançester Junajtidi dhe klubi anglez pati gati 150 milionë euro (rreth 133 milionë paundë stërlina). Sipas mediave britanike, agjentët e Fatiut ishin dakord, por pengesë u bë Barcelona. Klubi katalanas e hodhi poshtë kategorikisht këtë gjë, edhe pse ndodhej dhe ndodhet ende në pozita shumë të vështira financiare. Junajtidi, siç thuhet në këto raste, i kishte bërë hesapet “pa hanxhinë”.
Sfidanti.al