Barcelona mbetet pa mbrojtje, Pike mund të mungojë deri në 5 muaj!

Ia kishin frikën që mund të kishte ndodhur ashtu, dhe kjo u vërtetua. Gerard Pike do të mungojë relativisht gjatë për Barcelonën pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen e La Ligës kundër Atletikos. Mbrojtësi i qendrës pësoi lëndim serioz të ligamentit kryq të gjurit të djathtë dhe pas analizave mjekësore u konfirmua që do të mungojë nga 3 deri në 5 muaj. Fillimisht u mendua për 6 muaj mungesë, por edhe 5 nuk janë pak, ndërsa nëse Pike do të kthehej pas 3 muajsh, mund ta ndihmonte skuadrën katalanase gjatë këtij sezoni. Lajmi tjetër i keq për klubin barcelonist ishte dëmtimi i Sergi Robertos, që do të mungojë dy muaj për shkak të një dëmtimi muskulor. Mungesa e tij do të thotë se trajneri Kuman do të ketë vetëm një mbrojtës të djathtë natyral për ndeshjet e ardhshme.

Sfidanti.al