Haaland, Djaloshi i Artë; norvegjezi i riu nën 21 vjec më i mirë për 2020

Erling Haaland është fituesi i  cmimit ‘Golden Boy’ që akordohet nga e përditshmja italiane ‘Tuttosport’ për futbollistin më të mirë nën moshën 21 vjecare. Sulmuesi norvegjez i Borussia Dortmund në garën e këtij viti mori më shumë vota, ndërkohë që ceremonia  e dorëzimit të trofeut do të zhvillohet në 14 dhjetor

Paraqitjet e tij të mira me Borussian Dortmund dhe përfaqësuesen norvegjeze me të cilat ka shënuar 33 gola në 34 ndeshje në total, bënë që ai të zgjidhet si fituesi i këtij cmimi prestigjioz që më parë e kanë fituar edhe emra të tjerë të rëndësishëm të futbollit botëror për këtë grupmoshë

Një tjetër futbollist që mori një cmim ishte edhe Ansu Fati. talenti 18 vjecar i Barcelonës rezultoi futbollisti më i votuar në internet dhe këtë këtë arsye atij i jepet cmimi ‘Web Golden Boy’. Ansu Fati shpërtheu menjëgherë në fushën e lojës dhe nëse vijon me këto paraqitje, në vitet e ardhshme do të synojë fitoren e këtij cmimi

Fitimi i cmimit ‘Golden Boy’ nga ana e Haaland nuk bën gjë tjetër vecse konfirmon se është një prej futbollistëve më premtues në botë. Që nga momenti kur shënoi 9 gola me Norvegjinë në ndeshjen e Botërorit U20, Haaland ka hyrë në elitën e futbollit evropian. Fillimisht ai u transferua te Salzburg me të cilin spikati në Ligën e Kampioneve, më pas kaloi te Borussia Dortmund duke vijuar me ‘vesin’ e shënimit të golave për të tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha të Kontinentit të Vjetër ku më të interesuara janë ekipet angleze dhe Reali i Madridit.

sfidanti.al