Divorci mes Houston Rockets dhe yjeve të tij, James Harden e Russell Westbrook është total. Të dy basketbollistët kërkojnë largimin nga skuadra teksane edhe pse pronari i saj Tilman Fertitta nuk ka ndërmend të hyjë në bisedime, të paktën për Harden.
Raportet mes biznesmenit teksan dhe 2 lojtarëve janë prishur dhe shkaku është i qartë; Donald Trump. Sipas gazetarit të Bleacher Report, Ric Bucher, mbështetja e Fertittas ndaj presidentit ende në detyrë të SHBA është arsyeja kryesore që shtyn lojtarët të kërkojnë largimin nga Houston Rockets.
‘Kam mësuar se mbështetja e fortë e Tilman Fertitta për partinë republikane dhe donacionet që ka bërë është një prej faktorëve që kontribuuan në pakënaqësinë e këtyre lojtarëve dhe nuk janë të vetmit anëtarë të kësaj skuadre që duan largimin-tha gazetari-ka një revolt sepse lojtarët shohin që Fertitta mbështet presidentin aktual’.
Harden tashmë e ka kërkuar largimin nga Rockets, por basketbollisti dhe skuadra nuk mund të nisin tratativat përpara hapjes së merkatos ditën e premte me ‘The Beard’ që ka kërkuar lejen e Houstonit për të shkuar në një skuadër tjetër dhe në këtë pikë destinacionet e mundshme mund të jenë Brooklyn, Philadelphia ose Milëaukee. Ndërsa përsa i përket Westbrook, për momentin asnjë skuadër pretendente nuk ka shfaqur interes për të, por emri i tij duket se po përmendet në ambientet e Charlotte Hornets dhe New York Knicks.
Sfidanti.al