Rumani-Norvegji si Juventus-Napoli; 3-0 në tavolinë

UEFA vendosi që t’i japë fitoren 3-0 në tavolinë Rumanisë pasi sfida me Norvegjinë e vlefshme për Nations League nuk u zhvillua për shkak të pozitivitetit me Covid-19 të Omar Elabdellaoui. Lajmi u konfirmua nga vetë Federata Norvegjeze e Futbollit nëpërmjet një postimi në Twitter.

‘UEFA vendosi t’i japë Norvegjisë humbjen 3-0-lexohet në postimin e Federatës Norvegjeze të Futbollit-tani NFF ka 5 ditë kohë për të kërkuar justifikimin e këtij vendimi dhe më pas do të bëjmë apel’.

Ashtu sic i ndodhi Napolit në kampionat me të gjitha polemikat e shpërthyera dhe apelimet, për shkak të pozitivitetit të mbrojtësit të Galatasarayit, autoritetet norvegjeze penguan skuadrën kombëtare të udhëtojë drejt Bukureshtit për të zhvilluar ndeshjen kundër Rumanisë

Komisioni i Disiplinës së UEFA e mori në konsideratë anulimin e sfidës mes Rumanisë dhe Norvegjis duke vendosur t’i japë skuadrës rumune fitoren në tavolinë 3-0. Tani pritet vendimi për Zvicër-Ukrainë. Skuadra e Shevchenkos udhëtoi drejt Zvicrës por u bllokua në hotel nga mjeku i kantonit. Në këtë rast është e vështirë të kuptohet se cili do të jetë vendimi i qeverisë së futbollit evropian.

Sfidanti.al