Lufta për festimet, Ozil mbështet Aubameyang dhe Kroos…mbetet keq

Vazhdon lufta e cuditshme për festimet e golave mes Toni Kroos dhe Pierre Emerick Aubameyang dhe në të përfshihet edhe Mesut Ozil. Mesfushori turko-gjerman, duke qenë se ka luajtur me të dy lojtarët në rang klubi dhe kombëtareje ka mundur të mbështesë njërin prej tyre dhe bëhet fjalë pikërisht për Aubameyang duke e zhgënjyer jashtë mase Toni Kroos.

Gjithcka nisi nga deklarata e Kroos që shpjegoi se nuk i vlerësonte festimet e programuara si vallëzimet e koreografuara apo maskat për t’u veshur duke cituar pikërisht sulmuesin e Arsenalit me Aubameyang që u përgjigj duke pyetur nëse ky Kroos ka fëmijë apo jo. Kroos u përgjigj se ka 3 fëmijë dhe u duk se kjo histori do mbyllej me kaq, por më pas ndërhyri Ozil.

Ky i fundit që është lënë jashtë skuadre nga Arteta te Arsenali si në kampionat ashtu edhe në Europa League, iu drejtua rrjeteve sociale duke komentuar postimet e kolegëve të tij, por për të bëhet fjalë për një konflikt të mirëfilltë interesi. Shok skuadre te Arsenali me Aubameyang dhe me Kroos te Gjermania, Ozil mori anën e Aubameyang me Ozil që në postimin me festimin e Aubameyang të maskuar shkruante: ‘Festimi më i mirë’

Kroos nuk e priti shumë mirë këtë fakt dhe sipas ‘Bild’ komentoi në BamS, ndërhyrjen e Ozil  në këtë histori. ‘Tashmë nuk habitem më me asgjë e me askënd-tha mesfushori i Realit të Madridit-kjo gjë më argëtoi, por tani nuk e mendoj më’

Sipas ‘Bild’, dicka e tillë pritej. Raportet mes Kroos dhe Ozil nuk kanë qenë kurrë të tensionuara kur ishin në Kombëtare, por ata nuk kanë qenë as miq të ngushtë. Kjo shpjegon ndoshta se përse nuk u habit shumë Kroos se Ozil mbajti anën e Aubameyang.

sfidanti.al