Qendra e mbrojtjes është një vend “masakre”, por as kjo gjë nuk e ka bërë trajnerin gjerman që të ndryshojë mendje. Mediat britanike njoftojnë se Jurgen Klop nuk ka ndërmend të marrë futbollist të ri në janar, pavarësisht se ka humbur për këtë sezon Virgil Van Dajkun dhe Xho Gomezin, ndërsa Zhoel Matipi ka pasur probleme fizike, ashtu si edhe Fabinjo. Liverpuli duket se do të mbështetet tek lojtarë të rinj si Ris Uilliams dhe Nat Filips, dhe se vetëm në verë do të mendojë nëse do të duhet të marrë qendërmbrojtës apo jo. Ka mundësi që klubi anglez të mos jetë shumë mirë nga ana financiare (siç po ndodh edhe me Realin apo Barcelonën) për shkak të koronavirusit, por ndoshta Klopi mendon se nëse vjen një yll i rëndësishëm si Upamekano apo Kulibali, kjo do të krijonte probleme në ekip. Trajneri është i kënaqur me paraqitjet e 23-vjeçarit Filips dhe 19-vjeçarit Uilliams.
Sfidanti.al