Gislasoni, topmodeli i futbollit që femrat i kërkuan deri edhe … spermën!

Nuk u bë dot një lojtar i madh, edhe pse provoi shijen e Kupës së Botës. Në vitin 2018, në Rusi, Rurik Gislason u bë papritur jashtëzakonisht i njohur kur hyri në fushë si zëvendësues në ndeshjen e grupit të Kupës së Botës, Islandë-Argjentinë. Ai tërhoqi vëmendjen për fytyrën e tij të bukur, flokët e gjatë, mjekrën dhe trupin e derdhur. Menjëherë pas ndeshjes, profili i tij në Instagram arriti nga 40 000 në 1 milionë ndjekës. Mesazhet ishin të panumërt, dhe u arrit që pati femra që kërkuan t’i blinin spermën, për të mundur të bënin fëmijë me të në kushte spitalore. Pas Botërorit ai u kthye në ekipin e kategorisë së dytë gjermane, Zandhauzen (Sandhausen), ku nuk është se shkëlqeu, duke mos shënuar asnjë gol. Dy vjet e gjysmë pas Botërorit ai e ka lënë futbollin pa shumë gjurmë në të, por fama mbetet. Ruriku ka një biznes mode dhe një kompani që prodhon pije alkoolike, në të cilat shkëlqen.

Sfidanti.al