Në gjurmët e Nordalit, edhe Saki është i bindur nga Milani i Ibrës!

Me 8 gola në 7 ndeshjet e para të kampionatit, është në rrugën e duhur për të bërë historinë. Me të drejtë “La Gazeta delo Sport” shkruan se kjo është një histori suedeze, sepse suedez (me origjinë boshnjake) është Zllatan Ibrahimoviç, dhe suedez ishte Gunar Nordal, i vetmi lojtar i Milanit që ka shënuar më shumë se Ibra në 7 ndeshjet e para të Serisë A, 9 gola në dy raste në vitet 50-të. Atëherë ishte skuadra e madhe që fitonte tituj, sot është një skuadër shumë më modeste, pa histori të kohëve të fundit, por që ndodhet në vendin e parë në renditje, dhe që ka mbështetjen e Arrigo Sakit për të dalë kampion. “Milani mund të ëndërrojë, – thotë mjeshtri i spektaklit, – Ibra është padyshim udhëheqësi, por fitorja arrihet nga grupi, jo nga individi. Pioli mund të përfitojë sepse Juventusi dhe Interi duhet ende të kolaudohen”.

Sfidanti.al