Champions League: Ajax e Dinamo Kiev, vatra të Covid-19

Emergjenca coronavirus prek Ligën e Kampioneve. Ajax është përgjysmuar për ndeshjen e radhës ndaj Midtjylland. Sipas medias holandeze, te skuadra e Ten Hag janë 11 futbollistë të prekur nga Coronavirus që nuk janë nisur drejt Danimarkës për të zhvilluar këtë sfidë. Kështu trajneri i Ajax ka grumbulluar për sfidën vetëm 17 futbollistë, ndërkohë që në Amsterdam kanë qëndruar ndër të tjerët Tadic, Klaassen, Onana, Stekelenburg dhee Gravenberch.

Telashe ka edhe Dinamo e Kievit që të mërkurën do të luajë ndaj Barcelonës në Camp Nou pa 13 futbollistë. Nga këta, 9 janë të prekur nga Covid-19 (Bushchan, Boiko, Mykolenko, Karavayev, Harmash, Shaparenko, Baluta, Tsytaishvili e Duelund), por trajneri Mircea Lucescu do të duhet të bëjë edhe pa të dëmtuarit Burda, Tymchyk dhe Kostevych dhe të skualifikuaritn Sydorchuck.

Sfidanti.al