LA Doxhers, kampion i bejsbollit në SHBA, por me të sëmurë me Kovid në fushë!!!

Ndodh edhe kështu dhe është e pakuptueshme sesi lejohet që të ndodhë. Los Anxhelos Doxhers u shpall kampion i sezonit të bejsbollit në SHBA, por njëri prej lojtarëve të tyre, që ishte në fushë duke luajtur, doli pozitiv me Kovid 19. Xhastin Tërner (në foto, djathtas) kishte bërë më herët testin e koronavirusit, dhe rezultati erdhi ndërsa ndeshja po luhej. Tërneri ishte pozitiv dhe Doxhersat e zëvendësuan menjëherë dhe e izoluan për të mos rrezikuan të tjerët.

Nuk dihet se çfarë shpjegimi do të japë klubi nga Kalifornia, por edhe organizatorët e ndeshjes sesi një lojtar që ka bërë test koronavirusi dhe që nuk ka marrë ende përgjigje, mund të zbresë në fushë për të rrezikuar shokët dhe kundërshtarët! Doxhersët triumfuan 3-1 në ndeshjen e 6-të ndaj Tampa Bej Rejs duke fituar titullin e 7-të të bejsbollit në histori, dhe të parin pas 32 vjetësh.

Sfidanti.al