Serie A, Gjykatësi Sportiv paralajmëron dhe gjobit Paraticin me 15 mijë Euro.

Paralajmërim dhe gjobë prej 15 mijë Euro për Fabio Paratici. Ky është vendimi i Gjykatësit Sportiv, Gerardo Mastrandrea teksa shkruante në raportin që motivonte këtë ndëshkim të tij. ‘Paratici, si një person jo i autorizuar, në fund të pjesës së parë , në dhomat e zhveshjes pati një sjellje kërcënuese kundrejt arbitrit të ndeshjes duke I bërë kritika që shprehnin mungesë respekti.

Është ky një episod i shëmtuar për Drejtorin Sportiv të Juventusin i cili pritet të reagojë ndaj këtij vendimi. Përsa u përket të skualifikuarve të tjerë, një ndeshje pezullim për Luca Cigarini të Crotones dhe për Simone Reposi të Milanit i ndëshkuar me karton të kuq teksa kontestoi hapur arbitrimin.

Sfidanti.al