Champions League: Lazio, ndaj Brugges pa Immobilen, Luis Alberton, Lazzarin e Anderson

Lazio është në emergjencë të plotë në prag të sfidës së Ligës së Kampioneve kundër Brugges. Ciro Immobile, Luis Alberto, Lazzari dhe Djavan Andersson janë lënë jashtë skuadre pasi iu nënshtruan tnjë testi të ri me tampon, ndërkohë që klubi roman nuk ka dhënë asnjë komunikatë zyrtare. Në paraditen e kësaja të marte, vetëm 12 futbollistë të skuadrës së parë zbritën në fushë për stërvitjen e fundit. Këta 4 lojtarë iu bashkohen Cataldit, Lucas Leiva, Luiz Felipe, Strakosha, Armini dhe Escalante

Në këtë mënyrë, Inzaghi është i detyruar të përdorë futbollistë nga skuadra e të rinjve për të plotësuar grupin

Vetë trajneri i skuadrës laziale ka folur në konferencën për shtyp përpara ndeshjes duke theksuar se skuadra e tij duhet të kalojë këtë emergjencë  dhe të luajë këtë ndeshje vendimtare. Ndërsa trajneri Philippe Clement e vlerëson skuadrën italiane pavarësisht emergjencës ne te cilën ndodhet.

Sfidanti.al