Ibrahimoviçi luan edhe 40 vjeç, mjaft që të fitojë Championsin!

Sezonin që kaloi ëndrrën e realizoi një 31-vjeçar si Robert Levandovski. Sulmuesi polak fitoi Championsin me Bajernin, një nga trofetë e paktë që i mungonte me klubet, dhe kjo i dha më shumë zemërim Zllatan Ibrahimoviçit. Është 38 vjeç dhe “trofeun me veshë” nuk ka arritur ta marrë dot, pavarësisht shkëlqimit si yll futbolli. Edhe pse ka 13 tituj kampion në Holandë, Itali, Spanjë e Francë, dhe 33 trofe me klubet, Ibra nuk e ka fituar dot Ligën e Kampionëve, dhe dëshiron ta provojë edhe në moshë të shtyrë. Është gati të rinovojë kontratën me Milanin, me synimin për t’u kualifikuar për në Champions sezonin e ardhshëm dhe për ta synuar. Kjo, edhe pse do të jetë 40 vjeç. Një kampion i tillë, që ka shënuar 550 gola në karrierë dhe ka luajtur gati 1 000 ndeshje, po tregon se di ta sfidojë moshën.

Sfidanti.al