Një tjetër Luis Suarez krah Mesit: Tek Barça i kanë bërë diçka të rëndë!

Nuk është sulmuesi i sotëm që ka kaluar tashmë tek Atletiko. Flasim për një legjendë të vjetër si Luis Suarez Miramontes, të vetmin lojtar të lindur në Spanjë që ka fituar Topin e Artë, dhe që shkëlqeu me Barcelonën, Interin dhe kombëtaren spanjolle duke fituar thuajse gjithçka. Në moshën 85-vjeçare pyetet nga e përditshmja spanjolle “AS” për historinë e Mesit që deshi të largohej nga Barcelona, dhe Suarezi nuk ngurroi të fliste.

“Diçka e rëndë duhet të ketë ndodhur tek Barcelona me Mesin, – tha ai, – drejtuesit duhet të shpjegohen përpara publikut, tifozëve. Mesi ka gjithë jetën në klub, ka dhënë gjithçka dhe ka fituar gjithçka. Ai ka të drejtë për të bërë gjithçka që i duket e mirë për veten, po ashtu ka me vete tifozët, publikun, gazetarët, shokët e skuadrës”. Lidhur me të ardhmen e Mesit, Suarezi thotë se do të donte që ai të qendronte tek Barcelona dhe të vazhdonte më pas në klub, ndërsa shprehet se zgjedhjet e vitit të ardhshëm duhet të bëjnë ndryshim radikal.

Sfidanti.al