Shaqiri kalon koronën, ende jo “virusin” që e lë në stol tek Liverpuli!

Ylli i Zvicrës ka marrë leje për të udhëtuar drejt Spanjës për të luajtur në ndeshjen e Ligës së Kombeve. Xherdan Shaqiri e kaloi rrezikun e koronavirusit, pasi qendroi në karantinë, dhe pasi tamponi i fundit doli negativ. Ndeshja Spanjë-Zvicër luhet të shtunën dhe skuadra helvete ka vetëm mungesën e mbrojtësit Akanji, i cili doli pozitiv me koronavirus. Shaqiri pra mund të luajë, pak ditë pasi mungoi në humbjen 1-2 me Kroacinë, veçse shqiptari i Kosovës (lindur në Zvicër) nuk po ia gjen dot anën “virusit” që nuk po e lejon që të luajë tek Liverpuli. Këtë sezon, ai është aktivizuar nga trajneri Klop vetëm në një ndeshje të Kupës së Ligës.

Sfidanti.al