Liverpool, Salah mbron një të pastrehë dhe i dhuron 100 Paund

Mohamed Salah konfirmohet si një futbollist me klas edhe jashtë fushave të lojës. Sulmuesi i Liverpoolit ishte autori i një gjesti solidariteti në 28 shtator në një pikë karburanti pranë Anfield Road. Kampioni egjiptian ndërhyri për të mbrojtur një të pastrehë që u fye nga një grup të rinjsh. Pasi i largoi të rinjtë duke edhe i paralajmëruar se mund tëgjenden në të njëjtën situatë, Salah tërhoqi nga bankomati 100 Paund dhe ia dhuroi të pastrehut

I kontaktuar nga ‘The Sun’, personi i pastrehë, David Craig tregoi këtë histori të pabesueshme duke e falenderuar yllin e ‘The Reds’. ‘Mo ishte i mrekullueshëm ashtu sic është në fushën e lojës me Liverpoolin-tha Craig-dëgjoi atë që më thanë një grup djemsh dhe iu drejtua atyre duke iu thënë: ‘Ndonjë ditë mund të jeni ju kështu’. E kuptova që nuk kisha halucinacione vetëm kur Mo më dha 100 Paund. Cfarë legjende e kompletuar. Jam një tifoz i madh i tij, është një hero i jetës reale në sytë e mi dhe dua ta falenderoj’.

Sfidanti.al