Benzema tani ndihet i cliruar:Më parë isha i detyruar të luaja për Ronaldon

Ështe e imagjinueshme që Ronaldo është një lloj ‘kanibali’ që do që një repart i tërë për të mos thënë e gjithë skuadra të ketë si synim të ndihmojë atë që të shënojë sa më shumë gola të jetë e mundur. Por tani vjen edhe konfirmimi i qartë dhe vjen nga një prej partnerëve të portugezit në repartin e sulmit duke sakrifikuar karakteristikat e tij për të nxjerrë në pah ato të Ronaldos; karim Benzema

I ftuar në programin ‘Universo Valdano’, sulmuesi francez në një intervistë të tij preku edhe temën e raportit të tij me Cristiano Ronaldon kur ky i fundit ishte pjesë e Realit të Madridit.

‘Tek Lyoni luaja krejt ndryshe-tregon Benzema-tani jam i lirë në fushë. Më pëlqen të prek topin. Me Cristianon ndryshova stilin tim të lojës, luaja për të. Kisha në repart një lojtarë që bënte dyfishin apo trefishin e golave të mi dhe duhej të përshtatesha. Mendova se nuk do të më kushtonte asgjë,  se duhej vetëm të ndryshoja mënyrën time të të luajturit dhe të pasoja më shumë topa te ai. Lashë mënjanë shpirtin tim si golashënues’.

Sfidanti.al