Coronavirusi kthehet të ngjallë frikë në kampionatin italian. Rastet e fundit të Genoas dhe Napolit dhe polemikat e forta për sfidën mes Juventusit dhe Napolit, po mendohet sërish për gjetjen e një mënyre tjetër për të mbyllur kampionatin në raste emergjence. Objektivi është që të garantohet zhvillimi I 380 ndeshjeve apo një numri të përafërt të tyre për t’iu përmbajtur kontratave me transmetuesit televizivë.
Në këtë mënyrëm në ambientet e Lega Calcio po flitet sërish për playoffin dhe sipas të përditshmes ‘Corriere Dello Sport’ ekzistojnë 2 skenarë. Skenari i parë ka të bëjë me planin që parashikon zhvillimin e rregullt të fazës së parë, për të vijuar me një fazë tjetër grupi ku cdo skuadër do të përballet me atë që ka para dhe që e pason dhe më pas do të vijnë fazat e playoffit e playoutit për përcaktimin e skuadrës kampione, atyre pjesëmarrëse në kompeticionet evropiane dhe atyre që bien nga kategoria. Në këtë mënyrë do të kishte një reduktim me 30 ndeshje
Skenari i dytë është një model i ngjashëm me Final Eight të Ligës së Kampioneve; ndeshje me sistem vajtje-ardhje me skuadrat që janë të renditura më mirë në klasifikim të avantazhuara dhe e gjithë kjo për t’u zhvilluar në një apo më shumë zona nga më të sigurtat. Por pika e dobët e kësaj alternative është se reduktohet në mënyrë drastike numri i ndeshjeve,
Sfidanti.al