Nuk ka përse të çuditemi që sot femrat bëjnë thuajse gjithçka që bëjnë meshkujt. Edhe kur vjen puna tek sherri dhe përleshjet në sport. Prova më e mirë ishte në ndeshjen e basketbollit për kampionatin e kolegjeve në SHBA, mes skuadrave të Universitetit të Nevadës dhe ekipit të Shtetit të Jutës (Utah State). Përballja ishte e fortë, por u ashpërsua shumë dhe doli nga kontrolli në një moment, kur shpërtheu një zënkë masive. Tetë basketbolliste u përjashtuan me karton të kuq nga gjyqtarët, ndërsa vetë universitetet morën masa për vajzat e tyre që thyen disiplinën. Flitet se dy prej tyre janë dënuar ndërkaq, nga vetë klubet. Përballja e luajtur në Las Vegas, u zgjidh në kohën shtesë dhe u fitua nga vendaset, 55-53.