Real Madrid, telashe të tjera, Carvajal, 2 muaj jashtë fushave

Zinedine Zidane vazhdon të marrë lajme të këqija përsa u përket dëmtimeve.  Reali i Madridit në një komunikatë për shtyp bëri të ditur se Dani Carvajal është dëmtuar në stërvitje paraditen e së premtes në prag të ndeshjes me Levanten. Në komunikatën e klubit merenges theksohet se pas ekzaminimeve të kryera, Dani Carvajal rezulton se ka dëmtime në ligamentet e gjurit të djathtë.

Reali i Madridit nuk e bëri të ditur kohën e riaftësimit, por burime të Los Blancos thanë se futbollisti mund të qëndrojë 2 muaj jashtë fushave që do të thotë se ai me siguri do të humbasë ‘El Clasicon’ me Barcelonën në 25 tetor dhe 2 ndeshjet e para në Ligën e Kampioneve

Dëmtimet e lojtarëve po e bëjnë me dhimbje koke  Zinedine Zidane që po përballet edhe me dëmtimet e hazard, Militaos dhe Marianos që janë në infermieri.

Sfidanti.al