Lebron Xhejmsi: “Po të kisha qenë unë si Mekgrekori, do të kisha rënë menjëherë…!

Edhe pse kanë kaluar ditë që nga “ndeshja e shekullit” mes boksierit amerikan, Flojd Meiuedher, dhe luftëtarit irlandez të arteve marciale të përziera, Konor Mekgregor që u fitua nga i pari me nokaut teknik në raundin e 10-të, komentet për këtë ndshje vazhdojnë, sot edhe kësaj dite. Komentin e tyre bënë edhe dy figura amerikane mjaft të njohura në botë, basketbollisti legjendar Lebron Xhejms dhe  këngëtari Xhej Ar Smit. Xhejmsi tha: “I lumtë Mekgregorit, arriti të mbahej në këmbë deri në fund, sepse ai, fundi i fundit, nuk është boksier. Kështu që ai duhet të respektohet vetëm për një arsye, se, edhe pse nuk është boksier, ai qëndroi në këmbë deri në fund”. Xhej Ar Smithi, nga ana e tij, vuri në dukje, duke qeshur se edhe ai, për 30 milionë dollarë, sa fitoi nga kjo ndeshje Mekgregori, nuk do të binte në tokë.

“Mbreti” Xhejms iu përgjigj, po ashtu duke qeshur, se ai do të kishte rënë menjëherë, do të kishte marrë paratë dhe do të kishte ikur në shtëpi, si dhe duke theksuar se, definitivisht, Floid Meiuedheri ishte më i miri.

Sfidanti.al