Gasoli i thotë përsëri “JO” pensionit, nënshkruan me Portlandin

Basketbollisti legjendar spanjoll, një nga më të mirët i të gjitha kohërave në Evropë, Pau Gasol, do të luajë edhe sezonin e ardhshëm në NBA-në amerikane. Gasoli para tri javësh festoi 39-vjetorin e tij, por kjo moshë nuk e pengon atë që të vazhdojë të jetë aktiv në ligën më të fortë të basketbollit në botë, kësaj here me bluzën e klubit Portland Trail Blazers, me të cilin ai nënshkroi këto ditë një kontratë të re që të luajë një sezon.

Ky basketbollist spanjoll me përvojën e tij duhet ta ndihmojë Portlandin që të konkurrojë në Konferencën e fortë të Perëndimit, ku sezonin e ardhshëm pritet që të shkëlqejnë përseri Lejkërsat dhe Klivlendi, por pa harruar Hjustonin, Denverin, Golden Stejtin, etj. që do të thotë se edhe sezonin e ardhshëm NBA-ja do të jetë mjaft eksituese dhe atraktive.

Pau Gasol sezonin e kaluar e mbylli te Milluoki, ndërkohë që më parë ai ka luajtur me San Antonion, Çikagon, Lejkërsat, Memfisin dhe Barcelonën.

Sfidanti.al