Osmani, ne zbukurojmë kampionatin! Thumbimet e javës..

De Biazi ( trajner i Kombëtares): “ Nëse Hafizi më fton të shikoj videokasetat e ndeshjeve te Kombëtares kur ai drejtonte , mos më duhet të shikoj të gjitha ndeshjet?”

Osmani ( futbollist i Skënderbeut) : “ Ka disa që thonë se kemi dy ndeshje që nuk fitojnë, por ka ca të tjerë që e kuptojnë më mirë futbollin dhe thonë se Skënderbeu po zbukuron kampionatin..”

Dervishi ( ish-drejtor i Kukësit): “ Unë po iki nga klubi dhe jam krenar që punova me ta. Mund të them se mësova shumë nga prapaskenat e futbollit”.

Jupi ( ish-trajner i Shpresës): “ Unë nuk dhashë dorëheqje, por ata kanë qejf ta hedhin kështu në treg”

Hafizi ( ish-trajner i Kombëtares): “ Do të më pëlqente sikur edhe pas ndeshjes me Spanjën, trajneri De Biazi të tundte flamurin dhe të vinte qeleshen..”

Meta ( arbitër): “ Çfarë më bëri përshtypje në ndeshjen Skënderbeu- Kukësi? Futbollistët e Skënderbeut sa herë shtriheshin në zonën e 16-shes donin penallti”

Agostineli ( trajner i Skenderbeut) : “  Nuk më tremb asgjë edhe pas këtij barazimi me Kukësin. Bëmë një ndeshje të madhe, ndofta më e bukura e këtij kampionati”

Ndreu ( trajner i Laçit): “ Brazilianët e vërtetë në ekipin tim janë shqiptarët se, ata që erdhën.. kanë dështuar”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *