Tokyo 2020, do të zhvillohen në periudhën korrik-gusht 2021?

Do të vazhdojnë të quhen ‘Tokyo 2020’, por Lojërat Olimpike do të zhvillohen në 2021; kjo duket se është direktiva qa vjen nga Komiteti Organizativ  japonez. Sipas agjencisë japoneze të lajmeve ‘Kyodo Neës’, Lojërat e Tokyos që ishin parashikuar të zhvilloheshin  këtë verë, por që u shtynë për shkak të emergjencës coronavirus, pritet të mbahen në 23 korrik-8 gusht të vitit të ardhshëm

Një task forcë është ngarkuar të planifikojë kalendarin e vitit  2021 të eventit që në atë paraardhës kishte në program ceremoninë e hapjes së Lojërave në 24 korrik. Një hark kohor I ngjashëm për 2021 do të sillte avantazhe përsa I përket modifikimit të planit organizativ ekzistues. Sipas këtij burimi, janë shqyrtuar disa periudha. Një opsion ishte zhvillimi I Lojërave Olimpike në muajt e pranverës, pasi në këtë mënyrë do të evitohej moti shumë I nxehtë dhe niveli I lartë I lagështirës në Japoni, por një ndryshim drastic I sezonit do të sillte edhe një ndryshim total të planeve logjistike

Kështu që planifikimi I evenimentit në një kohë të mëvonshme do të lejonte kryerjen e sa më pak gabimieve dhe do të lejonte pandeminë coronavirus për të kompletuar ciklin e saj. Por, përvec kësaj, Lojërat Olimpkke kanë njëimpakt edhe në kalendaret sportive në të gjithë botën dhe zhvillimi I tyre pikërisht në periudhën korrik-gusht  do të shkaktonte më pak ndërprerje të aktiviteteve.

Sfidanti.al