SHBA mund Botën në Ndeshjen e Shpresave në NBA

Ishte një lloj spektakli, siç edhe kërkohet në raste të tillë në Arenat amerikane të basketbollit. Luhej Ndeshja e 6-të e yjeve të rinj në NBA, që vinte përballë vendasit ndaj pjesës tjetër të botës, dhe SHBA arriti të fitonte madje thellë. Përfundimi ishte 151-131 pas 48 minutave lojë, ku pati vetëm sulm dhe jo mbrojtje, ndërsa bilanci është i barabartë, me nga 3 fitore për secilën skuadër që kur nisi kjo sfidë.

Më i miri lojtar u shpall Majls Brixhs i Sharlotës (në foto), ndërsa Zion Uilliamson shkuli koshin nga vendi me zhytjet e tij. Shënuesi më i mirë ishte ylli i ri i Golden Stejtit, Erik Pashall me 23 pikë, ndërsa Brixhs shënoi 20 e Kolin Sekston 21 për amerikanët. Uilliamson i Nju Orlinsit pati 14 pikë, ndërsa Jang 18.

Tek “Bota”, më i miri ishte Barret me 27 pikë, shënuesi më i mirë i ndeshjes, Klark arriti në 22, ndërsa Luka Donçiç shënoi 16 pikë e shërbeu 5 asistë.

Sfidanti.al