Sagan e From, çiklistët vishen me kimono

Në prag të edicionit të katert të “Saitama Criterium”, drejtuar nga ASO (Organizatore e Tour de Francë), çiklistët e ftuar patën nderin të visheshin me kimono tradicionale, në një ceremoni të organizuar posaçërisht për ta. Kampioni i botës, Peter Sagan dhe të tjerë si Marsel Kitel, Adam Jets, Rafal Majka dhe Roman Barde kanë veshur kimono të rezervuara nga ministrat japonezë, ndërsa për tre herë kampionin e Tour de Francë, Kris From, është dhënë një kimono speciale, që mund ta veshë vetëm perandori.