Rekordi i nje perendeshe: Venus Uilliams, 1000 ndeshje te luajtura

Venus Uilliams vazhdon te shkruaje emrin e saj ne tenisin boteror te femrave. Tenistja amerikane me sfiden ndaj holandezes Arança Rus ne Kupen e Konfederatave arrin ne kuoten e 1000 ndeshjeve te luajtura ne karriere, nje shifer kjo vertet impresionuese.

Karriera e Venus Uilliams ka qene vertet e shkelqyer. Ne vitin 2002 u be e para teniste afroamerikane qe u ngjit ne krye te renditjes WTA.  Por nuk eshte vetem kjo. Sot ne moshen 37 vjeçare gati 38, ajo eshte e 8 ne renditjen boterore nderkohe qe ne palmaresin e saj numerohen 49 tituj individuale ku spikasin 5 titujt e fituar ne Uimbelldon dhe 2 tituj ne US Open.

Edhe ne lojen dyshe ajo ka qene numri 1 i botes,nderkohe qe ka fituar 22 trofe dhe qe te gjitha se bashku me motren e saj Serena. Ne lojen dyshe jane edhe triumfet me te medha; 4 tituj te Australian Open, 2 te Roland Garros, 6 Uimbelldon dhe 2 US Open.

Sfidanti.al