Plasi dashuria tek “pleqtë” e boksit profesionist, Holifild e Tajson!

I pari që vendosi ta bënte hapin ishte “Njeriu më i keq i planetit”. Ish-kampioni i dyfishtë i boksit profesionist të peshave të rënda, Majk Tajson, i hyri stërvitjes rëndshëm, me synim për t’u kthyer në ring në moshën 53-vjeçare. Jo edhe aq për para, sepse duket që ka zënë mend, dhe i ka hyrë biznesit të drogës (për qëllime mjekësore). Pasi u grisht nga “Majku i Hekurt”, ja edhe ish-rivali i tij, Evander Holifildi, që nisi të stërvitej. Ky, në moshë edhe më të madhe, 57 vjeç.

Kanë kaluar gati 18 vjet që kur ata ishin në maksimum, por mendja “i gënjen” se munden ende të boksojnë pa i bërë keq zemrës. Çfarë po ndodh me “pleqtë”, që kanë nisur të sfidojnë të rinjtë si Tajson Fjurin, Entoni Xhoshuan apo Diontej Uajlderin? Me gjasë, ka ndryshuar mentaliteti, ose gjithnjë e më shumë njerëzit po mendojnë si Xhorxh Foremani që u ndesh aktivisht deri në moshën 50-vjeçare. Jo më kot, qeveritë po mendojnë dhe po veprojnë për të shtyrë moshën e pensionit. Për Tajsonin e Holifildin nuk ka nevojë të veprojë qeveria, pasi ata e bëjnë vetë.

Sfidanti.al