MotoGP, në Britani fiton Rins, por Markez hipotekon titullin

Është Aleks Rins fituesi i cmimit të Madh te Britanisë në Botërorin e MotoGP duke regjistruar në këtë mënyrë suksesin e dytë sezonale. Piloti spanjoll i Suzukit arriti që në pistën e Silverstone të thyejë kampionin në fuqi Mark markez pikërisht në kthesën e fundit të garës pas një dueli vërtet spektakolar, ndërkohë që podiumin e plotëson një tjetër pilot spanjoll, Maverik Vinjales

Rins pati meritën që në këtë garë arriti të mbajë ritmin e Markez deri në castet e fundit të garës, për ta befasuar atë vetëm pak  metra larg vijës së finishit teksa e parakaloi në kthesën e fundit duke i mohuar kështu një fitore që dukej e siguruar tashmë. Megjithatë duket se për Markez nuk pati shumë rëndësi se u rendit në vendin e dytë, duke qenë se 26 vjecari tashmë e hipotekoi titullin e tij të 8 botëror në motociklizëm, kjo edhe falë rrëzimit të frikshëm të rivalit të tij Andrea Doviciozo në fillimin e garës kur Kuartararo rrëshkiti dhe motori i tij jamaha goditi pikërisht Doviciozon që pati një humbje të përkohshme të kujtesës, por pa ndonjë problem fizik

Gjuha spanjolle dominoi në pistën e Silverstone pasi vendi i tretë i takoi pikërisht Maverik Vinjales me Jamaha M1, ndërkohë që shoku i tij i skuadrës, valentino Rossi nuk ishte në asnjë moment në gjendje që të luftonte me më të mirët për një vend në podium duke mbetur në vendin e katërt.

Hyri në zonën e pikëve, kjo falë edhe incidenteve, Horge Lorenco me Hondën. Në të vërtetë objektivi i pilotit nga Majorka ishte të mbyllte garën pavaërisht dhimbjeve që ndjente dhe 32 vjecari ia doli mbanë.

sfidanti.al