Dojçe Vele: Bajerni duhet të arrijë nivelin e Levandovskit!

Duhej të ishte mbrëmja e madhe e Kutinjos, por ishte ajo e polakut tashmë “bavarez”. Robert Levandovski luajti kaq mirë saqë agjencia gjermane e lajmeve, Dojçe Vele, theksoi në titull se “Bajerni duhet të arrijë në nivelin e Levandovskit”. Në komentin e saj, DV shkruante se dukej sikur polaku po theksonte se “ky është niveli për të cilin unë e kam fjalën, dhe në këtë nivel duhet të arrijmë të gjithë”.

Duke folur pas ndeshjes me Shalken, 31-vjeçari theksoi se “unë mund të vendos fatin e ndeshjeve, por titujt fitohen vetëm si skuadër”. “Unë përpiqem të jap maksimumin, kam kërkesë llogarie ndaj vetes, por e di se mund të vazhdoj të përmirësohem”, – vazhdoi sulmuesi. Levandovski, më në fund, u shpreh i kënaqur me potencialin e Bajernit pas ardhjes së Kutinjos, Perishiçit dhe Kuisonsit. “Skuadra duket mirë tani, dhe “gjaku i ri” na ndihmon”, – ishin fjalët e tij, ndërsa shtoi se do të ketë një rivalitet të Bajernit me ish-ekipin e tij, Dortmundin.

Sfidanti.al