MotoGP, ndalesa e radhës në pistën e Spielberg, më e shpejta në kampionat

Pista e Spielberg në Austri është ajo që do të presë ndalesën e radhës së Botërorit të MotoGP. Pilotët e të tre kategorive te boterorit do të përballen në një garë që do të zhvillohet në pistën më të shpejtë të sezonit. Gjatësia e kësaj pistë eshtë 4318 m dhe është e përbërë nga 10 kthesa, 7 në krahun e djathtë e 3 në të majtën. Shpejtësia maksimale në këtë pistë arrin deri në 313 km/h, ndërkohë që ajo mesatare është 182.4 km/h.  Por jo vetëm kaq, pista e Spielberg është ajo që ndodhet në lartësinë më të madhë mbi nivelin e detit; 667 m, pas saj është MotorLand në Aragon me 381 m mbi nivelin e detit

sfidanti.al