Mayweather, Mr.Money? Detyrimi ndaj tatimeve në SHBA, 22 milionë USD

Floyd Mayweather e ka zakon që të mburret me paratë e fituara prej tij dhe këtë e tregojnë postimet e shpeshta të tij në rrjetet sociale. Por ditët e fundit është zbuluar se boksieri 40 vjeçar ka pasur disa probleme me organet tatimore në lidhjen me pagesën e taksave për vitin 2015. Në media është folur prej ditësh për kërkesën e bërë prej tij për të shtyrë afatin e kësaj pagese  deri në përfundim të sfidës me McGregor dhe tani mësohet edhe shifra e detyrimit që është 22.2 milionë dollarësh. Ndërkaq ështe përcaktuar dhe shifra që pritet të përfitojnë Mayweather dhe McGregor në sfidën që do të zhvillohet në 26 gusht. Nëse gjithcka do të shkojë mirë dhe sipas parashikimeve të organizatorëve, Maywaether do të fitojë 100 milionë Dollarë, ndërsa  McGregor, 75 milionë. Ndërkaq në prag të kësaj sfide, atmosfera është ndezur akoma më shumë nga provokimet e të dy sportistëve, rasti më i fundit është ai i New Yorkut kur Mayweather i përplasi irlandezit në fytyrë disa kartmonedha.

sfidanti.al