Mayweather-McGregor, do të ketë sfidë revanshi në 2020?

Menjëherë pas fitores së Conor McGregor me Donald Cerronen kanë filluar të qarkullojnë zërat për një sfidë revanshi mes yllit irlandez të UFC dhe Floyd Mayweather. Në fakt është vetë ky i fundit që ka lënë të kuptohet se ekziston mundësia e organizimit të një eventi të tillë në profilin e tij në Instagram. mësohet se nga sfida e parë me McGregor të cilën e fitoi, Mayweather fitoi 300 milionë Euro ndërsa irlandezi përfitoi 100 milionë dhe që nga ai moment amerikani nuk është ndeshur më

Në profilin e tij në Instagram, Mayweather, tashmë 42 vjecar postoi një foto ku ai shfaqej së bashku me McGregor për të krijuar iluzionin e një akti të dytë të duelit të vitit 2017 dhe duke parë fitoren brenda 40 sekondash të Mcgregor me Cerronen mund të themi se Mayweather ka një rival të denjë.

Me të parë postimin e amerikanit, kreu i UFC, Dana White theksoi se ka në plan për mbajtjen e një eventi me Mayweather, ashtu sikurse edhe ai e ka një plan të tillë.

sfidanti.al