Mats Vilander shpërfill Xhokoviçin: “E duan vetëm disa serb”

Ish-tenisti suedez Mats Vilander, aktualisht një analist i njohur, thotë se aksush nuk donte që tenisti serb, Novak Xhokoviç, ta fitojë turneun e mjeshtrave në Londrës, me përjashtim të disa qindra serbëve. Në fakt, dihet se Vilanderi nuk është tifoz i Xhokoviçit, kështu që, kur i krijohet rasti, ai bën ndonjë koment negativ për tenistin serb, madje e bën këtë rregullisht. “Xhokoviçi e ka fituar këtë turne pesë herë. Me të vërtetë, askush nuk do që ai ta fitojë përsëri atë, me përjashtim të disa qindra serbëve”, vuri në dukje, ditët e fundit, ish-tenisti suedez Vilander në emisionin “SkySports”.

Me siguri që Vilanderi ka pasur parasysh ata qindra serbë në qendrën e tenisit 02-Arena, ku zhvillohen ndeshjet, por megjithatë, deklarata e tij e diskutueshme ka ngjallur një ortek reagimesh në Serbi, ku shumëkush e kritikoi kanalin tv, “SkySports”, që toleron deklarata të tilla ksenofobie, duke kërkuar heqjen e tij nga puna si analist.