E ardhmja e Alessandro Bastonit mund të marrë një kthesë të papritur gjatë kësaj vere. Agjenti i mbrojtësit të Interit, Tullio Tinti, ka lënë të hapur mundësinë e një transferimi, duke deklaruar se gjithçka do të varet nga oferta që mund të mbërrijë për klubin dhe lojtarin.
“Bastonit i kanë mbetur edhe dy vite kontratë me Interin. Ai i do këto ngjyra dhe aktualisht nuk po mendon të transferohet në një klub tjetër. Megjithatë, nëse në të ardhmen do të shfaqej një klub që do të kënaqte si Interin ashtu edhe lojtarin, atëherë mund të flisnim. Për momentin nuk ka asgjë konkrete”, u shpreh Tinti për “Sky Sport”. Deklarata e tij është interpretuar si një sinjal i qartë se mbrojtësi italian nuk është i pashitshëm. Ndër klubet që ndjekin situatën është edhe Real Madridi, ku José Mourinho e ka vendosur Bastonin mes objektivave kryesorë për përforcimin e mbrojtjes.

