Maratona e Nju Jorkut, dominon Kenia; fitojnë Kamvoror dhe Jepkosgei

Kenia, Kenia, Etiopia si për meshkuj ashtu edhe për femra; ky është podium I Maratonës së Nju Jorkut që ishte në edicionin e 49 të saj për këtë vit dhe ku morën pjesë mbi 50 mijë vrapues ku përfshiheshin jo vetëm atletët elitarë që kërkonin fitoren, por edhe vrapues amatorë që ngjyrosën me passion rrugët e Pesë Distrikteve(Staten Island, Brooklyn, Queens, Bronx dhe Manhattan) të metropolit amerikan

Për femra Maratona e Neë Yorkut u fitua nga keniania Xhoisiline Jepkosgei që e mbylli garën me 2 orë 22 minuta e 38 sekonda e ndjekur nga bashkëkombësja e saj Meri Keitani që humbi rastin të fitojë titullin e pestë të saj në Nju Jork. Ndërsa për meshkuj triumfi ishte I Xhefri Kamvoror, suksesi I dytë në 3 vjet për të me kenianin që mbërriti në Central Park pas 2 orësh 8 minutash e 13 sekondash.

Jepkosgei, që mban rekordin botëror në gjysmëmaratonë, bëri debutimin në garën prej 42.195 km në Neë York falë progresit të bërë me vendosmëri dhe në kilometin e 35, Keitani nuk diti t’I kundërpërgjigjej. Në vendin e tretë u rendit etiopiania Ruti Aga

Kamvoror, rekordmeni I gjysmëmaratonës ashti si Jepkosgei e bëri diferencën në kilometrin e 38 duke iu shkëputur bashkëkombasit të tij Korir, ndërkohë që në vendin e tretë u rendit etiopiani Bekele Gebre, ndërkohë që u tërhoq Desisa Lelisa; atleti që u shpall kampion bote një muaj më parë në Doha

Sfidanti.al