Majkëll Felps dhe kujtimet e tij rreth luftës kundër depresionit

Majkëll Felps sjell në kujtesën e tij depresionin që vuajti dhe luftën e bërë ndaj tij. Ish notari amerikan që mban rekordin historik si sportisti me më shumë medalje olimpike të fituara, e bëri këtë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale teksa tha se për shkak të depresionit mendoi vetëvrasjen pas Lojërave Olimpike të Londrës.

‘E dini që 1 në cdo 4 persona në të gjithë botën kalon një problem në shëndetin mendor? Unë isha një prej tyre-shkruan Phelps në postimin e tij.

Felps, që ka treguar edhe më parë raste të ndryshme kur është kapur nga ankthi e depresioni që e shtynë drejt pijes, gjithnjë është shfaqur partizan për të folur publikisht për këtë sëmundje dhe ka ndihmuar personat që kanë kaluar të njëjtinn problem si ai. është pikërisht kjo arsyeja që sic thotë Felps, e shtyu atë të lidhet me @Talkspace në mënyrë që cdokush të mësojë se të kërkosh ndihmë është shenjë force jo dobësie

‘Luftova me ankthun dhe depresionin dhe pyeta veten nëse doja apo jo që të jetoja ende-tregon Felps-ishte një moment kur arrita pikën më të ulët kur kërkova ndihmën e një terapisti profesional. Ky vendim më ndihmoi që të shpëtoj jetën time. Nuk mund të presësh që gjërat të kalojnë vetë’

Felps, fituesi i 28 medaljeve olimpike pranoi se përpara Lojërave Olimpike të Rios e përgatitën që të ishte sportisti i suksesshëm që e gjithë bota e admironte duke shtuar se erdhi një moment që ai nuk i pëlqente të ishte personi që të gjithë e prisnin dhe se donte të ishte vetvetja dhe kjo e bëri atë që të prekë fundin dhe të mendonte edhe vetëvrasjen’.

sfidanti.al