Lebron Xhejms: Unë mbreti ?Dihet se cili është më i miri i të gjitha kohërava!

Për shumëkënd, Lebron Xhejmsi është basketbollisti më i mirë aktual në botë, por vetë ai thotë se, edhe sikur t’i thyejë të gjithë rekordet individualë në ligën NBA, Majkëll Xhordani është basketbollisti më i mirë i të gjithë kohëve në historinë e basketbolit botëror.

Më ndeshjen e fundit kundër Sharlotit, ylli magjik i Klivlendit shënoi 41 pikë që përbën një rekord më vete, pasi kjo ishte ndeshja e 866-të në karrierën e tij, në të cilën pikët e shënuara nga ai janë dyshifrore. Sidoqoftë, “mbreti” konsideron se askush nuk mund ta kalojë “Majkun fluturues” (Majkëll Xhordanin).

“Jam shumë i kënaqur që arrita ndeshjen e 866-të, të cilën e mbylla më një rezultat timin dyshifror. Kjo tregon se forma ime është konstante. Nëse emri im arrin që të përmendet pranë atij të Majkëll Xhordanit, atëherë, kjo do të thotë se puna ime e mundimshme plot djersë është shperblyer. Por, sado rekorde që unë të thyej, dihet se kush është basketbollisti më i mirë i të gjitha kohërave. Ai është Majkëll Xhordani”, vuri në dukje Lebron Xhejmsi.

Sfidanti.al