Kevin Durant, rekord jashte parketit; leksione 3459 fëmijëve, hyn Guinness

Kevin Durant vendos rekorde edhe jashtë fushe. Ylli i NBA u ka dhënë leksione 3459 fëmijëve indianë, shifra më e lartë që është arritur ndonjëherë në këtë aspekt duke e shënuar emrin në librin e rekordeve Guinness. Basketbollisti i Golden State Warriors prej disa ditësh gjendet në New Delhi për të promovuar këtë sport dhe u shpreh shumë i emocionuar për atë cfarë përjetoi. ‘Të ndaja pasionin për basketbollit me një mijë fëmijë nga e gjithë India, ishte një eksperiencë e mrekullueshem për mua-tha Durant-ishte një nder që të stërvitesha me ta dhe që isha pjesë e kësaj dite të vecantë.

sfidanti.al