Kampioni i botës mund të luajë symbyllur dhe të mendoj si një kompjuter!

Titulli i kampionit të botës në shah nuk e ndryshoi pronarin e tij, pasi mjeshtri i madh norvegjez, Magnus Karlsen, mundi në finale të matcit homologun e tij rus, Sergei Karjakin. Titullin e kampionit të botës Karlseni e mbrojti në tie break, në shahun e shpejtë, duke fituar 3-1, pikërisht, me rastin e 26-vjetorit të tij. “Shahu është art”, ka thënë, në një rast, Magnusi dhe ai, me të vërtetë, është një artist i madh. Titullin e Mjeshtrit të Madh ai e arriti, më 2004, kur ishte vetëm 13 vjeç, duke u bërë kështu mjeshtri i madh i tretë më i ri në historinë e shahut. Më 2010, ai zuri vendin e parë në listën e FIDA-s dhe, atëkohë, ai ishte vetëm 19 vjeç, duke u bërë, kështu, shahisti më i ri në historinë e shahut botëror që arrinte në pozicionin nr.1 të lartpërmendur. Në moshën 26-vjeçare, ky norvegjez i ri është, më të vërtetë, një gjeni shahu i madh. Më poshtë, po sjellim disa fakte interesante për këtë mjeshtër të madh:

kur ishte 5 vjeç, ai mund të thoshte të gjithë shtetet e botës dhe kryeqytetet e tyre;

-kur ishte 15 vjeç, ai e konsideronte veten si një nga shahistët më të mirë në planet,

-asnjë shahist tjetër në botë nuk luan pothuajse si kompjuter si ai, pasi është llogaritur se ai bën 98,5 për qind të lëvizjeve që do të bënte edhe kompjuteri,

– ai e zuri mat Bill Gejtsin brenda, saktësisht, 18 sekondave (pa llogaritur kohën e Gejtsit), ndërsa ka mundur me sy mbyllur 10 avokatë nga Harvardi,

– ai fiton më shumë se një milion dollarë në vit vetëm nga çmimet (trofetë).