I thotë lamtumirën atletikës, Kaster Semenia I dedikohet futbollit

Duke parë pamundësinë për të mbrojtur titullin botëror në garën e 800 m sepse refuzoi t’I nënshtrohej një terapie hormonale për të reduktuar nivelin e testosteronit, Kaster Semenia vendosi t’I dedikohet futbollit. Kampionia jugafrikane bëri të ditur se ka arritur një marrëveshje me një klub lokal të futbollit të femrave, JVW për të qenë pjesë e skuadrës në vitin 2020.

E gjithë kjo ndodhi pasi ajo humbi betejën ligjore edhe në Gjykatën Federale të Zvicrës pasi apeloi vendimin e CAS që konfirmoi parametrat e vendosura nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës.

Atletja 28 vjecare, kampione olimpike në 800 m si në 2012 dhe në 2016 dhe kampione e botës në 2009, 2011 e 2017, tashmë ka nisur punën me shoqet e reja të skuadrës, por nuk do të mund të luajë për shkak të mbylljes së merkatos së transferimeve. Kjo do të thotë se debutimi I saj është shtyrë me disa muaj. Me fjalë të tjera, Semenia po kërkon të përshkojë të njëjtin rrugëtim si ish kolegu I saj Usain Bolt I cili tentoi të luajë futboll pas tërheqjes nga garat e atletikës, por që nuk pati shumë fat.

sfidanti.al