Hamiltoni ishte nervoz në garën e Anglisë, Botasi kritikon ekipin!

Çfarë po ndodh tek Mercedsi i pathyeshëm, ndërsa dy garat e Anglisë treguan shenja alarmuese?! Skuadra më e mirë e botës, 6 herë radhazi kampione e rruzullit për pilotë e ekipe, dështoi të fitonte këtë të diel, ndërsa mezi ia doli të dielën e kaluar. Problemi është i njëjti, gomat, ndërsa Red Bulli duket se ia ka marrë dorën Pirelit. Kampioni i botës, Hamilton, deklaroi më pas se “isha i nervozuar, pasi gomat ishin gati të shpërthenin, nuk e di se përse i patëm këto probleme, por dua të përgëzoj Red Bullin dhe Maksin për fitoren”. Më i ashpër Valteri Botas, që priste fitoren pas fitimit të vendit të parë në prova. “Red Bulli ishte shumë më mirë sesa ne në strategjinë e garës, ndërsa ne u duk sikur ishim në gjumë”, – tha finlandezi, duke kritikuar skuadrën”. Të shohim sesi do të paraqitet Mercedesi në Spanjë pas një jave.

Sfidanti.al