“Hajër ishalla”! Edhe Berni Ekëlstoun thotë se Shumi është mirë

Të marrësh lajme për të, është sikur të kërkosh dikë në botën tjetër (nëse ekziston, gjithnjë). Tifozët e Formula 1, sidomos ata të Ferrarit, janë të “djegur” për pak fjalë të mira lidhur me shëndetin e Mikael Shumaherit, por duket se fjalët që kanë dalë paskan një të vërtetë, apo siç thuhet “ku ka zë, s’është pa gjë”.

I fundit që krijoi optimizëm ishte Berni Ekëlstoun, ish-pronari i Formula 1, që vizitoi shtëpinë e Shumit. “Ai ende nuk është me ne, por kur të bëhet më mirë, do t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve”. Ish-shefi i Ferrarit, Zhan Tot (Todt), sot presidenti i Federatës së Automobilizmit, deklaroi dhjetorin e kaluar se “e pashë Çmimin e Madh të Brazilit, me Shumin në shtëpinë e tij”. Po në dhjetorin e kaluar, “Deili Meil” informoi se shtatë herë kampioni i botës nuk ishte më në koma, dhe se nuk ishte i lidhur me aparatura që ta mbanin gjallë.

Sfidanti.al