Frum rrëzohet në Turin e Dofine’; humbet Turin e Francës

Edicioni i këtij viti në Turin e Francës nuk do të ketë protagonistin kryesor të tij të viteve të fundit, Kris Frum. Ciklisti britanik pësoi një rrëzim gjatë zhvillimit të Turit të Dofinesë, pikërisht në etapën e katërt të saj duke u transportuar menjëherë në spital.

Sipas deklaratës së drejtuesit të skuadrës së Ineos, Dejv Breilsford, Kris Frum me këtë aksident të pësuar humbet pikërisht evenimentin më të rëndësishëm ciklistik sic është Turi i Francës, për shkak të plagëve të marra.

‘Frum u rrëzua gjatë një zbritje kur ishte me shpejtësi të lartë dhe goditi një mur-tha Breilsford-do të duhet të rrijë ca kohë jashtë garave kështu që nuk do të jetë në nisjen e Turit të Francës

Sipas ekzaminimeve të para mjekësore, Frum ka pësuar një frakturë në femor. me origjinë nga Afrika e Jugut, kris Frum e ka fituar Turin e Francës 4 herë në vitet 2013, 2015, 2016 dhe 2017. Këtë vit ai synonte të fitonte këtë kompeticion për herë të pestë për të barazuar emra të tillë të mëdhenj të ciklizmit botëror si Merks, Hino’, Anketil dhe Indurain.

sfidanti.al